Aksident pranë “Asllan Rusit”, një i plagosur niset me URGJENCË në spital
Lajmifundit
/
13 Maj 2026, 21:29
Aktualitet

Një aksident ka ndodhur këtë mbrëmje pranë Pallatit të Sportit Asllan Rusi. Nga të dhënat e para, mësohet se një person ka mbetur i plagosur.
Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca, të cilat kanë transportuar të plagosurin drejt spitalit për ndihmë mjekësore.
Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, ndërsa pritet që policia të zbardhë rrethanat e plota të ngjarjes.
Lajm në përditësim


