Aksidenti tragjik në Durrës/ Psikologia tregon detajet: Djali i plagosur s’e di ende që kushëriri ka vdekur

Durrësi u trondit dy ditë më parë nga një ngjarje e rëndë, ku si pasojë e një aksidenti automobilistik 2 fëmijë humbën jetën dhe u plagos një tjetër.
Ngjarja shkaktoi reagimin e mbarë opinionit publik, duke prekur zemrat e shqiptarëve. Në një rrëfim për emisionin “Me zemër të hapur” në News24 të moderatores dhe autores Evis Ahmeti, sociopsikologia Fabiola Elezaj, e cila iu ka qëndruar shumë afër familjeve të viktimave, ka treguar detaje nga përjetimet e tyre.
“Ndodhem në një nga familjet e viktimave. Kam pranë meje personin që ka parë gjithë ngjarjen, dhe ka shoqëruar djalin që është në spital. Gjendja emocionale e të gjithë personave, jo vetëm e familjeve, është delikate. Jam këtu për t’i qëndruar sa më pranë, për shërbim në banesë. Jam e gatshme unë bashkë me ekipin tim. Do të paraqitem dhe në spital ku do të flasë me djalin e plagosur. Ai ndodhet me motrën dhe nuk e di se kushëriri i tij ka ndërruar jetë. Do të gjendem te ai për t’i qëndruar pranë. Se di se di do të ndihet ai fëmijë kur të marrë vesh lajmin.”, tha Elezaj.


