Aksidentoi për vdekje 83-vjeçaren në Devoll, arrestohet drejtuesi i mjetit

Policia e Korçës këtë të hënë ka arrestuar në flagrancë një 48-vjeçar, pasi dyshohet të jetë autori i aksidentit me pasojë vdekjen e një gruaje të ndodhur ditën e djeshme në Devoll.
Sipas njoftimit të policisë, është arrestuar shtetasi A. P., 48 vjeç, i cili, duke drejtuar furgonin, aksidentoi me pasojë vdekjen shtetasen H. M., 83 vjeçe.
“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë dje, për aksidentin në fshatin Vishocicë, Devoll, bëjmë me dije se specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, shtetasin A. P., 48 vjeç, banues në Korçë, i cili duke drejtuar furgonin, aksidentoi me pasojë vdekjen, shtetasen H. M., 83 vjeçe, banuese në fshatin Vishocicë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.


