Vrau me armë zjarri qenin e një shtetasi, procedohet penalisht 35-vjeçari në Laç

Aktualitet

Vrau me armë zjarri qenin e një shtetasi, procedohet penalisht

Një 35-vjeçar në Laç është proceduar penalisht pasi ka vrarë me pistoletën që mbante me leje, qenin e një shtetasi.

Njoftimi i policisë:

Gjithashtu, këto shërbime referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin E. K., 35 vjeç, banues në Laç, pasi dyshohet se ka vrarë me armën e zjarrit që mbante me leje, kafshën (qen) e një shtetasi. Arma e zjarrit pistoletë u sekuestrua me cilësinë e provës materiale.

 

ME TE LEXUARAT