Aktorja Anila Bisha kërkoi “pezullimin” e ministres Diella, çfarë ndodhi në seancë, çështja…

Aktualitet

Aktorja Anila Bisha kërkoi “pezullimin” e ministres Diella,

Gjykata Administrative mbajti sot seancën me paditëse aktoren Anila Bisha, e cila kërkon sigurim padie dhe pezullimin e ministres së Inteligjencës Artificiale, Diella, deri në shqyrtim në themel të çështjes.

Raportohet se gjatë Apelit të gjyqtarit të çështjes u konstatua se avokati i Anila Bishës ka kërkuar shtyrje të seancës mbasi ai është sëmurë.

Sipas gjyqtarit të çështjes është thirrur Agjencia Kombëtare e Informacionit (AKSHI), por nuk është paraqitur. Më pas, sipas tij, Kryeministri nuk është paraqitur.

Por dy avokatë të tjerë të pranishëm deklaruan se këto interesa të përfaqësohen nga avokatura e shtetit. Juristët e avokaturës, kërkuan që për shkak të emergjencës, seanca të mos shtyhet.

Gjyqtari Armand Shkurta deklaroi se çështja e ngutshme është për paditësin dhe jo për të paditurin, ndaj e shtyn seancën. Çështja shtyhet për në datën 23 shkurt në orën 14:00.

ME TE LEXUARAT