Çfarë po ndodh me 22 gra dhe fëmijët shqiptarë në kampet e Sirisë, gazetari tregon detajet

Aktualitet

Çfarë po ndodh me 22 gra dhe fëmijët shqiptarë

I ftuar në emisionin “Shqipëria Live” gazetari Top Channel Muhamed Veliu, duke iu referuar burimeve në dijeni, deklaroi se çfarë po ndodh me gratë dhe fëmijët shqiptarë në Siri.

“Nga informacionet që kanë autoritet shqiptare rezulton se 22 gra dhe fëmijë shqiptarë kanë dalë nga kampet  Roj dhe  Al-Hawl dhe janë nën kujdesin e autoriteteve Siriane.

Informacioni ka ardhur nga partnerët e turq dhe ata amerikan në dijeni dhe me akses informacioni në atë që po ndodh në Siri”, deklaroi gazetari Muhamed Veliu.

Këtë deklarim e avancoi Ylli Gurra ish-myfti i Tiranës kur tha se “ bëhet fjalë për 5 gra dhe 17 fëmijë të cilët pasi janë larguar nga këto dy kampe po qëndrojë në qytetin Idlip”.

ME TE LEXUARAT