Alarm në Tiranë për valixhen misterioze, zbulohet përmbajtja surprizë

Një valixhe e dyshimtë e gjetur në trotuar ka alarmuar mbrëmjen e sotme Policinë në Tiranë.
Rreth orës 18:30, Salla Operative është njoftuar se në rrugën “Bardhok Biba” ndodhej një valixhe e braktisur. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat bënë rrethimin e zonës dhe njoftuan forcat xheniere për verifikime të mëtejshme.
Pas kontrollit dhe hapjes së valixhes, është konstatuar se brenda saj ndodheshin vegla ndërtimi.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 02.03.2026, rreth orës 18:30, është njoftuar Salla operative se në rrugën “Bardhok Biba”, në trotuar, ndodhej një valixhe e dyshimtë.
Shërbimet e Policisë bënë rrethimin e vendit dhe njoftuan forcat xheniere. Pas verifikimeve dhe hapjes së valixhes, është konstatuar se brenda saj ndodheshin vegla ndërtimi.
Nga këqyrja e pamjeve filmike ka rezultuar se valixhja ishte harruar nga disa punonjës ndërtimi.


