VIDEO-Avioni luftarak amerikan rrezohet në Kuvajt! Pamjet kur dy pilotët hidhen me parashutë
Lajmifundit
/
2 Mars 2026, 08:26
Bota

Një avion luftarak amerikan i tipit F-15 është rrëzuar dhe është përplasur mëngjesin e së hënës në Kuvajt.
Sipas pamjeve të publikuara në platformën X, dy pilotët kanë arritur të aktivizojnë sistemet e sigurisë para përplasjes. Ata janë ulur me parashuta në tokë dhe, sipas informacioneve paraprake, ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Avioni po merrte pjesë në një operacion për identifikimin dhe neutralizimin e dronëve armiqësorë mbi hapësirën ajrore të Kuvajtit.
BREAKING: A U.S. fighter jet has crashed in Kuwait. pic.twitter.com/W6Mgim47iO
— Clash Report (@clashreport) March 2, 2026


