Alarm për arrestet kardiake, vdekjet nga zemra në Shqipëri dy herë më të larta se mesatarja europiane

Aktualitet

Alarm për arrestet kardiake, vdekjet nga zemra në Shqipëri dy

Jeta sedentare, kequshqyerja dhe mungesa e aktivitetit fizik po ndikojnë ndjeshëm në rritjen e problemeve me zemrën tek popullata shqiptare. Sipas të dhënave të fundit nga Instat dhe Eurostat, Shqipëria renditet ndër vendet me nivel të lartë të vdekshmërisë nga sëmundjet e zemrës.

Sëmundjet e aparatit të qarkullimit të gjakut përbëjnë rreth 52.9% të vdekjeve në vend një përqindje dukshëm më e lartë krahasuar me mesataren e Bashkimit Europian, e cila është rreth 32.8%.

Mjekët kardiologë ngrenë alarmin edhe për rritjen e rasteve te moshat e reja. Nuk mungojnë rastet kur të rinj kanë pësuar infarkt kardiak, madje edhe me pasoja fatale.

Bluzat e bardha apelojnë për më shumë kujdes të shtuar nga e qytetarëve duke ndjekur një regjimi ushqimor të balancuar, kryerje të rregullt të aktivitetit fizik, shmagie të duhanit si dhe kontrolle periodike.

ME TE LEXUARAT