Pagoi 10 mijë euro për në Angli, 24 vjeçari shqiptari arrestohet në një “shtëpi bari” me vlerë 100 mijë paund

Aktualitet

Pagoi 10 mijë euro për në Angli, 24 vjeçari shqiptari

Një i ri shqiptar ka përfunduar në burg në Angli pasi u kap në një “shtëpi bari” me vlerë rreth 100 mijë paund.

Argjent Dedja, 24 vjeç, u dënua me 12 muaj burg nga një gjykatë në South Cumbria për përfshirje në prodhimin e kanabisit në një banesë në Barrow.

Sipas autoriteteve britanike, ai ishte pjesë e një operacioni të përmasave industriale. Në shtëpinë me katër dhoma, policia gjeti 196 bimë kanabisi, nga të cilat rreth 100 ishin të pjekura.

Banesa ishte përshtatur totalisht për këtë aktivitet: sistem ventilimi, ndriçim special dhe lidhje të paligjshme energjie. Dritaret ishin mbuluar për të fshehur gjithçka.

Megjithatë, ai pranoi se kishte hyrë në Britani ilegalisht pasi kishte paguar 10 mijë euro një grupi që organizoi udhëtimin nga Shqipëria përmes Italisë dhe Francës, deri në Mbretërinë e Bashkuar me gomone.

Prokuroria tha se roli i tij ishte më i vogël, por pjesë e një aktiviteti të mirëorganizuar për prodhim droge me qëllim fitimi.

Ndërkohë, mbrojtja theksoi se i riu nuk kishte precedentë penalë dhe se kishte kaluar vetëm një ditë në atë banesë.

Pavarësisht kësaj, gjykata vendosi dënim me burg të menjëhershëm, duke argumentuar se ekziston rreziku që ai të përfshihet sërish në aktivitete kriminale.

Përveç burgut, ai do të paguajë edhe 400 paund kosto gjyqësore dhe 187 paund shtesë.

Policia britanike konfirmoi gjithashtu se kanabisi dhe pajisjet e gjetura në banesë do të konfiskohen dhe asgjësohen.

Rasti, sipas medias që ka raportuar rastin është një tjetër sinjal alarmi për përfshirjen e shqiptarëve në kultivimin e kanabisit në Britani, shpesh të lidhur me rrjete trafikimi dhe borxhe ndaj grupeve kriminale.

ME TE LEXUARAT