Antentati ndaj çiftt në Lezhë! Gjendet një nga makinat e autorëve të vrasjes
Lajmifundit
/
28 Prill 2026, 14:45
Aktualitet

Pas kontrolleve të pandërprera nga ana e policisë, është arritur të gjendet një nga mjetet e përdorura nga autorët për vrasjen e çiftit Mujaçi, ngjarje e ndodhur mesditën e së dielës në Balldre.
Sipas burimeve zyrtare, mjeti tip “Golf”, pa targa, i përdorur nga autorët e dyshuar, është gjetur i fshehur në zonën e Torovicë.
Policia bën me dije se kontrollet në terren vijojnë intensivisht, ndërsa hetimet janë përqendruar në identifikimin dhe kapjen e autorëve të ngjarjes së rëndë.


