Sfidoi tensionet në Lindjen e Mesme, jahti luksoz i miliarderit rus kalon në Ngushticën e Hormuzit

Superjahti luksoz “Nord”, i lidhur me oligarkun rus Alexei Mordashov, ka kaluar gjatë fundjavës Ngushticën e Hormuzit, pavarësisht kufizimeve dhe tensioneve në këtë zonë strategjike.
Sipas të dhënave të platformës së monitorimit detar MarineTraffic, jahti 142 metra i gjatë u nis nga Dubai të premten në mbrëmje dhe mbërriti në marinën Al Mouj në Muskat të Omanit të dielën në mëngjes.
Kalimi i këtij jahti konsiderohet i rrallë, pasi shumë anije private kanë shmangur këtë korridor detar për shkak të situatës së tensionuar. Ngushtica e Hormuzit është një nga rrugët më të rëndësishme të energjisë në botë, ku në kushte normale kalon rreth një e pesta e furnizimeve globale me naftë dhe gaz natyror të lëngshëm.
Guerre au Moyen-Orient: le superyacht d'un oligarque russe a franchi le détroit d'Ormuz pic.twitter.com/cNFeXaRDLQ
— BFM (@BFMTV) April 28, 2026


