Dalin pamjet e arrestimit të Ervin Matës në Brazil: U dorëzua pa rezistencë, si ra policia në gjurmët e tij
Lajmifundit
/
27 Prill 2026, 22:11
Aktualitet

Policia ka publikuar pamjet e arrestimit të Ervin Matës. Ai është kapur në Brazil, aty ku fshihej duke përdorur dokumente identifikimi angleze, të falsifikuara.
Mediat vendase shkruajnë se Mata u kap në një lokal, pasi policia mori informacione se një person i shpallur në kërkim po lëvizte në atë zonë.
Atij i janë sekuestruar dy aparate celularë dhe dokumente.
Sipas policisë, Mata tentoi të paraqitej si shtetas paraguaian, por u identifikua nga forcat e rendit, të cilat dispononin të dhëna dhe imazhe të tij.
Pas verifikimit të identitetit, ai u dorëzua pa rezistencë.


