Rama pret në Kryeministri ambasadoren e SHBA-së në Greqi, pritet firmosja e një marrëveshje energjitike

Politikë

Rama pret në Kryeministri ambasadoren e SHBA-së në Greqi, pritet

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim Kryeministri me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara në Greqi, Kimberly Guilfoyle, në kuadër të forcimit të bashkëpunimit dypalësh në sektorin e energjisë.

Diplomatja amerikane ndodhet në Shqipëri për të marrë pjesë në nënshkrimin e një marrëveshjeje mes Ministrisë së Infrastrukturës dhe një kompanie amerikane, e cila lidhet me një projekt strategjik energjetik. Në takim ishte e pranishme edhe e ngarkuara me punë e SHBA-së, Nancy van Horn.

Ky nuk është takimi i parë mes Ramës dhe Guilfoyle. Ata janë takuar edhe më herët, përfshirë një vizitë në muajin mars në Tiranë, si dhe gjatë pjesëmarrjes së kryeministrit shqiptar në Forumin Ekonomik të Delphit në Greqi.

Marrëveshja në fjalë lidhet me ndërtimin e një terminali lundrues për gazin e lëngshëm natyror (LNG) në Shqipëri, një projekt që konsiderohet me rëndësi të veçantë për sigurinë energjetike të rajonit. Sipas raportimeve të mëparshme në mediat greke, ky investim synon të rrisë kapacitetet e furnizimit me gaz dhe të forcojë rolin e Ballkanit në rrjetin energjetik evropian.

Një terminal i tillë, i njohur si FSRU (Floating Storage and Regasification Unit), është një njësi lundruese që shërben për magazinimin dhe rigazifikimin e gazit të lëngshëm natyror. LNG transportohet me anije në formë të lëngshme dhe ruhet në temperatura shumë të ulëta. Në terminal, ai rikthehet në gjendje të gaztë dhe më pas shpërndahet përmes tubacioneve në rrjetin energjetik.

FSRU-të konsiderohen si një alternativë më e shpejtë dhe fleksibël krahasuar me ndërtimin e terminaleve tokësore, duke ofruar zgjidhje efikase për diversifikimin e burimeve të energjisë dhe reduktimin e varësisë nga furnizues të vetëm.

ME TE LEXUARAT