Arrestimet e zyrtarëve të policisë në Devoll, AMP del me deklaratë zyrtare: Drejtori rajonal kryente gjobëvënie

Aktualitet

Arrestimet e zyrtarëve të policisë në Devoll, AMP del me

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka dalë me një deklaratë zyrtare lidhur me hetimet ndaj disa zyrtarëve të policisë dhe institucioneve vendore, duke bërë me dije se janë ekzekutuar masa sigurimi ndaj tre personave të dyshuar për veprën penale të “Shtrëngimit me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, të kryer në bashkëpunim.

Mes personave ndaj të cilëve janë vendosur masa sigurimi është edhe ish-drejtori i Drejtorisë Rajonale Elbasan-Korçë, Glodian Gëzim Ahmetaj, i cili sipas AMP-së dyshohet të jetë përfshirë në aktivitetin e paligjshëm që po hetohet nga Prokuroria e Elbasanit.

POSTIMI I PLOTE

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), në vijim të angazhimit të saj të pandërprerë në luftën kundër paligjshmërisë dhe garantimin e integritetit të funksionarëve publikë, ka finalizuar me sukses një tjetër operacion hetimor në kuadër të procedimit penal nr. 238 të vitit 2026, të drejtuar nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan.

Në zbatim të vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, AMP ka ekzekutuar masat e sigurimit personal ndaj tre shtetasve të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë, e kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 109/b i Kodit Penal.

Masat e sigurimit të ekzekutuara janë si më poshtë:

kutuara janë si më ▪️ Glodian Gëzim Ahmetaj, me detyrë, në kohën e kryerjes së veprës penale, drejtor në Drejtorinë Rajonale Elbasan-Korçë, ndaj të cilit është vendosur masa e sigurimit “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “Paraqitja në Policinë Gjyqësore”.

▪️ Devis Ramadan Ago, me detyrë, në kohën e kryerjes së veprës penale, shef sektori në Drejtorinë Rajonale Elbasan-Korçë, ndaj të cilit është vendosur masa e sigurimit “Paraqitja në Policinë Gjyqësore”.

▪️ Klevis Ramadan Hoxha, me detyrë shef i Policisë Bashkiake pranë Bashkisë Devoll, ndaj të cilit janë vendosur masat e sigurimit “Paraqitja në Policinë Gjyqësore” dhe “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”.

Në kuadër të operacionit janë ekzekutuar të gjitha detyrimet procedurale të përcaktuara nga gjykata, si dhe janë ushtruar tre kontrolle banesash të autorizuara nga autoriteti procedues, me qëllim administrimin e provave dhe dokumentimin e plotë të aktivitetit të dyshuar kriminal.

Ky operacion dëshmon edhe një herë profesionalizmin, vendosmërinë dhe pavarësinë e strukturave hetimore të AMP-së në trajtimin e rasteve ku dyshohet për përfshirjen e funksionarëve publikë apo personave të lidhur me institucionet ligjzbatuese në veprimtari të kundërligjshme.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore mbetet e palëkundur në misionin e saj për të garantuar zbatimin e ligjit, llogaridhënien institucionale dhe forcimin e besimit të qytetarëve te institucionet e drejtësisë dhe të sigurisë. Çdo indicie apo dyshim për shkelje të ligjit do të hetohet me profesionalizëm, paanshmëri dhe në përputhje të plotë me standardet më të larta të shtetit të së drejtës.

AMP – Integritet, Profesionalizëm, Llogaridhënie.

 

 

 

ME TE LEXUARAT