Arrestohet 59-vjeçari në Mirditë për kultivim të bimëve narkotike
Një rast tjetër i kultivimit të bimëve narkotike u godit nga Policia në Mirditë, ku një 59-vjeçar u arrestua në flagrancë.
Shtetasi me iniciale F.B. u kap duke u kujdesur për kanabis në një parcelë në fshatin Shpërdhazë. Bimët narkotike u asgjësuan me djegie, përveç një pjese që u sekuestrua si provë materiale.
Njoftimi i policisë:
Mirditë/ Vijon operacioni policor i koduar “Koordinata”, për goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike.
Gjatë operacionit, u kap në flagrancë duke u kujdesur për bimët narkotike që kishte kultivuar në një parcelë në fshatin Shpërdhazë, 59-vjeçari.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë, si rezultat i kontrolleve në kuadër të planit operacional “Koordinata”, goditën një rast të kultivimit të bimëve narkotike. Gjatë kontrollit të territorit, në fshatin Shpërdhazë, njësia administrative Kaçinar, u zbulua një parcelë me 42 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.
Autori i dyshuar, shtetasi F. B., 59 vjeç, banues në Kurbin, u kap në flagrancë duke u kujdesur për bimët narkotike.
Bimët narkotike u asgjësuan me anë të djegies, përveç një pjese që u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Operacioni policor antikanabis “Koordinata” vijon pa ndërprerje, në të gjithë territorin e vendit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.