“Arrestoni Ballukun!”/ Vijon marshimi i protestuesve në Tiranë, thirrje Kryeministrit: Rama, jep dorëheqjen
Lajmifundit
/
4 Shtator 2026, 22:14
Aktualitet

Vijon marshimi i protestuesve nëpër rrugët e Tiranës, në kuadër të protestës antiqeveritare të ditës së 97-të.
Gjatë marshimit, qytetarët kanë përsëritur thirrjet kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, ndërsa në kor është dëgjuar edhe thirrja: “Rama jep dorëheqjen!”
Protestuesit kanë bërë gjithashtu thirrje për arrestimin e ish.zëvendëskryeministres Belinda Balluku, duke brohoritur: “Arrestoni Ballukun!”
“Ju erdhi fundi!” është një tjetër nga thirrjet e protestuesve gjatë marshimit, teksa qytetarët vijojnë të shprehin kundërshtimin e tyre ndaj qeverisë.





