Britania i dhuron Policisë së Shtetit pajisje moderne, Hita: Investime të tilla forcojnë luftën kundër krimit

Aktualitet

Britania i dhuron Policisë së Shtetit pajisje moderne, Hita: Investime

Britania i ka dhuruar Policisë së Shtetit pajisje të teknologjisë bashkëkohore me vlerë totale rreth 200 mijë paund, në mbështetje të forcimit të kapaciteteve operacionale të strukturave ligjzbatuese në vend.

Ceremonia e dorëzimit të donacioneve u zhvillua në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ku morën pjesë drejtori i përgjithshëm, Drejtues Madhor Skënder Hita,Menaxherja Rajonale e HOIO, Tara Moore, Menaxheri Ndërkombëtar Ndërlidhës i HOIO, z. Stephen Law, drejtues të lartë të Policisë së Shtetit, si dhe përfaqësues të strukturave përfituese të këtyre donacioneve.

Gjatë fjalës së tij, Hita vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të partnerëve britanikë dhe e cilësoi bashkëpunimin mes Policisë së Shtetit dhe agjencive ligjzbatuese britanike si një model të suksesshëm në luftën kundër krimit të organizuar dhe krimit ndërkufitar.

Ai theksoi se investime të tilla rrisin ndjeshëm kapacitetet operacionale dhe profesionale të policisë, duke ndihmuar në identifikimin më të shpejtë të rreziqeve, avancimin e kontrolleve kufitare dhe rritjen e efikasitetit të hetimeve.

Nga ana e saj, Tara Moore konfirmoi angazhimin e agjencive britanike për të vijuar mbështetjen ndaj institucioneve shqiptare përmes asistencës teknike, logjistike dhe shkëmbimit të praktikave profesionale. Pajisjet do të përdoren nga Departamenti i Policisë Kriminale, Departamenti për Kufirin dhe Migracionin, si dhe nga Njësia e Informacionit të Pasagjerëve.

ME TE LEXUARAT