Dhunohet me grushte gazetari në Shkodër, policia identifikon një nga autorët

Aktualitet

Dhunohet me grushte gazetari në Shkodër, policia identifikon një

Një gazetar është dhunuar mbrëmjen e sotme në qytetin e Shkodrës. Sipas informacionit paraprak të policisë, shtetasi me iniciale E.D. është paraqitur në ambientet e Komisariatit të Policisë Shkodër, ku ka kallëzuar se rreth orës 20:00 është goditur me grushte nga disa persona në lagjen “Skënderbeg”, pranë supermarketit “Xhedis”.

Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e policisë kanë ndërhyrë menjëherë, duke kryer veprimet e para procedurale dhe identifikuar një prej personave të dyshuar të përfshirë në konflikt, shtetasin me iniciale P.Gj.

Ndërkohë, policia po punon për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë dhe shoqërimin e tyre në Komisariatin e Policisë Shkodër.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të saj.

 Njoftimi i Policisë:

Shkodër / Informacion paraprak

Në ambientet e Komisariatit të Policisë Shkodër është paraqitur shtetasi E. D., gazetar, i cili ka kallëzuar se rreth orës 20:00 është goditur me grushte nga disa shtetas, në lagjen “Skënderbeg”, përpara supermarketit “Xhedis”.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë kryer veprimet e para procedurale dhe kanë bërë identifikimin e njërit prej personave, shtetasit P. Gj., ndërsa po punohet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë konflikt dhe shoqërimin e tyre në Komisariatin e Policisë Shkodër.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të saj.

ME TE LEXUARAT