Ambasada franceze në Tiranë dënon sulmin e Sali Berishës ndaj ish-vilës së Enverit

Ambasada franceze në Tiranë ka dënuar ashpër sulmin ndaj ish-vilës së diktatorit Enver Hoxha, ku thotë se vënia në rrezik e rezidentëve dhe dëmet e shkaktuara, janë të patolerueshme.
“Ne dënojmë me forcë aktet e dhunës që mbrëmë arritën një nivel të papranueshëm me sulmin ndaj Vila 31 – Fondacioni Art Explora. Vila 31 është që nga viti 2025 një rezidencë për artistë ndërkombëtarë, e menaxhuar nga një fondacion francez .
Qëllimi i saj është të nxisë shkëmbimet kulturore dhe të shërbejë si urë lidhëse mes Shqipërisë dhe pjesës tjetër të Evropës.
Organizatorët nuk mund ta injoronin këtë fakt. Vënia në rrezik e rezidentëve dhe dëmet e shkaktuara janë të patolerueshme.
E drejta për të protestuar nuk është e pajtueshme me asnjë formë dhune. U bëjmë thirrje organizatorëve të tregojnë përgjegjësi”-thuhet në reagim.


