Dhunoi punonjësin e mirëmbajtjes së Athinës, në kërkim 34-vjeçari shqiptar

Aktualitet

Dhunoi punonjësin e mirëmbajtjes së Athinës, në

Një 34-vjeçar shqiptar është shpallur në kërkim në Greqi, pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj një punonjësi të bashkisë së Athinës për mirëmbajtjen e qytetit.

Shqiptari të shtunën në mbrëmje së bashku me dy të tjerë kanë rrahur barbarisht punonjësin e bashkisë duke i shkaktuar plagë të mëdha. Ai ka parakaluar makinën e punonjësit dhe më pas ka zbritur dhe e ka rrahur atë.

Sipas mediave greke, shqiptari i është person i njohur për autoritetet, pasi duket se ka një të kaluar të rëndë kriminale.

Ai është akuzuar 17 herë të tjera në të kaluarën. Në këto 17 herë është ngritur padi penale kundër tij nga viti 2000 deri në vitet 2022-2023 për një sërë veprash penale.

ME TE LEXUARAT