Lufta me Izraelin, SHBA kërcënojnë Iranin me 'pasoja të tmerrshme'
SHBA-të kërcënojnë Iranin me 'pasoja të tmerrshme' nëse trupat amerikane sulmohen në rajon.
Një përfaqësues i SHBA-së në OKB ka mbrojtur sulmet e Izraelit ndaj Iranit, duke thënë se qeveria izraelite i tha Uashingtonit se bombardimi i saj ishte "i nevojshëm për vetëmbrojtje".
“Çdo komb sovran ka të drejtë të mbrojë veten dhe Izraeli nuk bën përjashtim”, i tha McCoy Pitt Këshillit të Sigurimit.
"Shtetet e Bashkuara u informuan për sulmet paraprakisht, por nuk ishin të përfshira ushtarakisht në këto sulme.
Prioriteti ynë absolut dhe kryesor është mbrojtja e qytetarëve, personelit dhe forcave amerikane në rajon."
Pitt tha se Teherani nuk duhet të synojë trupat amerikane në rajon. “Pasojat për Iranin do të ishin të tmerrshme”, paralajmëroi ai.