"Rama jepe dorëheqjen"/ Protestuesit rrethojnë në mënyrë simbolike Kryeministrinë: Qeveri antikombëtare (VIDEO)

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë hyri këtë të hënë në ditën e saj të 100-të ndërsa si çdo pasdite, pas orës 19:00, ata u mblodhën fillimisht në sheshin “Skënderbej”, ku vijuan me thirrjet “Ju erdhi fundi”, “Shqipëri e re”, “Rama jep dorëheqjen”, ” Rama në burg, Berisha në burg”, etj.
Pas grumbullimit në sheshin “Skënderbej”, protestuesi marshuan drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, ku u ndalën përpara godinës së Kryeministrisë ku po vijojnë me thirrjet kundër qeverisë dhe me fjalime.
Kërkesa kryesore e protestuesve mbetet dorëheqja e Kryeministrit Edi Rama dhe e qeverisë aktuale. Ndryshe nga herët e tjera, qytetarët të lidhur dorë për dore kanë rrethuar godinën e Kryeministrisë.


