E rëndë në Greqi/ Shqiptari plagoset në sy, arrestohet autori!

Policia greke në Volos arrestoi një 27-vjeçar shqiptar, i dyshuar për plagosjen e rëndë të një vendasi gjatë një sherri, ku përdorimi i armës nuk mungoi.
Sipas autoriteteve, i riu goditi viktimën në sy me një pistoletë ajrore, duke shkaktuar lëndime të rënda trupore. Gjatë kontrollit të kryer në banesën e tij, policia gjeti gjithashtu një arsenal armësh të ftohta dhe sasi droge.
“27-vjeçari dyshohet se e qëlloi viktimën në sy pas një debati të ashpër. Autori u lokalizua gjatë orëve të mesnatës në Volos, teksa udhëtonte me një makinë. Gjatë kontrollit të automjetit, u gjet edhe një kartëmonedhë 50 euro e falsifikuar, e cila u sekuestrua,” raportoi “Protothema”.
Ndaj tij është ngritur edhe një çështje penale për qarkullimin e monedhave dhe mjeteve të tjera të pagesës të falsifikuara.


