Mbante pistoletë pa leje me vete, kush është i riu u arrestuar/ Në 2013 vrau bashkëmoshatarin pas konfliktit në shkollë
Lajmifundit
/
30 Mars 2026, 09:49
Aktualitet

Ditën e sotme është vënë në prangat e policisë 28-vjeçari Endrin Varaku, pasi lëvizte me pistoletë, por e shkuara e tij rezulton kriminale.
Në foton që shihni më lart ai ishte vetëm 16 vjeç i arrestuar pas vrasjes së bashkëmoshatarit në shkollë.
Ai i mori jetën me armë zjarri 17-vjeçarit Adriatik Tota pas konfliktit në ambientet e shkollës.
Të dy atëherë ishin nxënës të shkollës profesionale “Beqir Çela” në Shkozet
Vrasja ka ndodhur pas një konflikti mes dy të miturve, që përfundoi fatale për njërin prej tyre.


