Edjona Dano emërohet shefe komisariati, hap i rëndësishëm drejt fuqizimit të grave në polici

Aktualitet

Edjona Dano emërohet shefe komisariati, hap i rëndësishëm

Edjona Dano është emëruar si shefja e re e Komisariatit të Policisë në Kuçovë, duke u bërë një nga gratë e para që merr një pozicion të tillë drejtues në këtë nivel, pas hapjes së garës për shef komisariati. Emërimi i saj përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt barazisë gjinore dhe njohjes së rolit kyç që gratë luajnë në forcat e rendit.

Me një karrierë të ndërtuar mbi profesionalizëm, integritet dhe përkushtim, Edjona Dano shihet si një figurë frymëzuese për shumë vajza dhe gra që aspirojnë pozita drejtuese në strukturat shtetërore.

Dano ishte e vetmja grua që garoi për shef komisariati dhe u shpall në listën fituese, si dhe u kualifikua fituese edhe mes 290 garuesve që synonin në fund të vitit të kaluar për të qenë shefa komisariatesh.

Së fundmi Dano mbante detyrën e Shefe Seksioni për Parandalimin e Dhunës në Familje dhe Mbrojtjes së të Miturve, në Policinë e Tiranës. Ndërsa më herët ka mbajtur detyrën e Shefit të Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë nr.6 Tiranë.

Ndryshime të tjera të firmosura:

Shefi i Komisariatit te Policise Kuçovë Kleant Serdari është emeruar Shef i Komisariatit të Policisë Mallakastër.

Shefi i Komisariatit të Policisë Mallakastër Bledar Metaj është emëruar Shef Sektori i Policisë Rrugore në DVP Vlorë.

Florian Dano komisariati Policisë Kufitare Dibër

Elvid Shehu në Komisariatin e policisë kufitare Sarandë

Ferit Merkaj shef Komisariatin e policisë Himarë

Kliton Zharri shef Komisariatin e policisë Cërrik

Ajet Bega Shef Komisariatin e policisë Kurbim

Leonard Ndreka Shef Komisariatin e policisë Gramsh

Krenar Guçe, Zvdrejtor për krimet në DVP Elbasan

Gentian Dedej Shef Komisariatin e policisë Pogradec 

ME TE LEXUARAT