“Mos më kap me dorë se ta mbështjell mirë, legen m....”, Luçiano Boçi dhe Bardh Spahia përplasen keq me policinë në Theth

Politikë

“Mos më kap me dorë se ta mbështjell mirë, legen

Deputetët e Partisë Demokratike të qarkut Shkodër, Luçiano Boçi dhe Bardh Spahia, janë përplasur me efektivët e policisë në Theth, ku kishin shkuar për të mbështetur banorët që kundërshtojnë ndërtimeve në fshat.

Në një video të publikuar në llogarinë e Boçit në Facebook, shihet teksa deputeti i zgjedhur demokrat përleshet edhe me një person, i cili prezantohet se është drejtori i Policisë së Shkodrës, Fatmir Lleshaj. “Çfarë drejtori je ti? Ku e ke bexhin”, dëgjohet t’i thotë Boçi.

“Mos më kap me dorë se ta mbështjell mirë, legen m....”, i tha deputeti i zgjedhur një tjetër efektivi. “E mendove mirë që më preke?”. “O trim hajde një minutë”, i tha Boçi, Lleshajt.

Prej disa ditësh situata në Theth është tensionuar pas nisjes së operacionit të IKMT-së për prishjen e ndërtimeve pa leje në zonë. Banorët kundërshtojnë veprimet e shtetit, pasi thonë që nuk e kanë të mundur që të ndërtojnë me leje pasi u mungojnë certifikatat e pronësisë.

Një ditë më parë situata përshkallëzoi edhe më tej, pasi disa persona hodhën molotov drejt fadromave të IKMT-së dhe dogjën një urë në fshat, ndërsa policia u detyrua të ndërhynte duke nxjerrë armët për të mundësuar vijimin e operacionit. 

ME TE LEXUARAT