Efektivi i policisë ishte duke drejtuar mjetin në autostradën Tiranë-Durrës, humb jetën pas arrestit kardiak (EMRI)

Aktualitet

Efektivi i policisë ishte duke drejtuar mjetin në autostradën

Një oficer i Policisë së Shtetit ka humbur jetën pasi dyshohet se ka pësuar arrest kardiak teksa po drejtonte automjetin e tij në autostradën Tiranë–Durrës.

Efektivi i Policisë së Shtetit, i cili ishte Shef i Seksionit të Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, Eduart Biba, ka ndërruar jetë në moshën 45-vjeçare.

“Në autostradën ‘Tiranë–Durrës’, shtetasi E. B., 45 vjeç, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak gjatë drejtimit të automjetit dhe si pasojë ka humbur jetën”, njofton Policia e Shtetit.

ME TE LEXUARAT