Agjencia e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale me drejtor të ri/ Emërohet Eduart Merkaj
Lajmifundit
/
18 Maj 2026, 20:37
Aktualitet

Eduart Merkaj është emëruar drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimeve të Vendimeve Penale. Vendimi ka ardhur pas propozimit të ministrit të Drejtësisë.
Ndërsa bëhet me dije se prezantimi i tij zyrtar në këtë detyrë pritet të zhvillohet në ditët në vijim.
Agjencia, e krijuar në fund të marsit 2026, mbikëqyr të gjithë sistemin penitenciar dhe Shërbimi i Provës, duke përfshirë kontrollin e të burgosurve dhe personave nën shërbim prove.