EMRAT/ Kush janë 15 personat e arrestuar në Tiranë gjatë operacionit antidrogë

Aktualitet

EMRAT/ Kush janë 15 personat e arrestuar në Tiranë gjatë

Policia e Shtetit, në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës, ka finalizuar operacionin e koduar “Final” pas tre muajsh hetimesh për goditjen e grupeve të shpërndarjes së lëndëve narkotike në Tiranë.

Sipas hetimeve, grupet kriminale dyshohet se merreshin me shitjen dhe shpërndarjen e kanabisit dhe kokainës në zona të ndryshme të qytetit, përfshirë edhe pranë shkollave.

Gazetari i Vizion Plus Esido Barkaj ka mësuar emrat e 15 personave që kanë rënë në pranga. Ata janë: Arsen Shahollari, Ilir Baruti, Visar Alla, Xhemal Gjoka (Boja), Jurgent Ibrahimi, Ermond Osmani, Aljon Çezma, Abdulla Gega, Klevin Nika, Albi Çela, Saimir Duraj, Edison Mera, Eris Hoxha, Emra Idrizi dhe Glerjan Hoxhalli.

Po ashtu, 16 persona janë shpallur në kërkim dhe vijon puna për kapjen e tyre.

Gjatë kontrollit fizik ndaj këtyre shtetasve dhe kontrolleve në banesat e tyre, gjatë periudhës hetimoe dhe gjatë ekzekutimit të masave të sigurisë, janë gjetur dhe sekuestruar: 60 kg e 300 gramë lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, 2 kg e 50 gramë lëndë e dyshuar narkotike Kokainë, 4 armë (1 armë zjarri pistoletë dhe 3 armë gjahu), 121 000 euro, 60 milionë lekë, 5000 paundë, 14 celularë, peshore elektronike dhe 3 automjete.

Policia bën me dije se hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të aktivitetit kriminal dhe për kapjen e personave të shpallur në kërkim.

 

ME TE LEXUARAT