Emri/ I vuri flakën mbeturinave në Jallë të Nartës, lihet në burg 38-vjeçari

Aktualitet

Emri/ I vuri flakën mbeturinave në Jallë të Nartës,

Gjykata e Vlorës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Eduart Ismailajn, 38 vjeç, i dyshuar për zjarrvënie në zonën e Jallit në Nartë.

Seanca gjyqësore u zhvillua diten e sotme, ku gjyqtari Artan Çirraga e ka cilësuar të ligjshëm arrestimin në flagrancë të të dyshuarit.

Ismailaj akuzohet për kryerjen e veprës penale “Ndotja e ajrit, e ujërave dhe e tokës”, në bazë të nenit përkatës të Kodit Penal.

Ngjarja ndodhi tre ditë më parë, kur sipas hetimeve të policisë, 38-vjeçari dyshohet se i vuri flakën disa mbetjeve plastike dhe gomave në vendgrumbullimin e inerteve në Jalli të Nartës, duke shkaktuar ndotje të konsiderueshme të ajrit.

ME TE LEXUARAT