Pas "ultimatumit" në Vlorë, zbulohet kërkesa e Ramës ndaj drejtorëve të bashkisë Tiranë
Lajmifundit
/
3 Korrik 2025, 19:29
Politikë
Prej orës 18:30 kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me të gjithë drejtorët e bashkisë Tiranë. Nuk ishin vetëm drejtorët të cilët janë ulur përballë kryeministrit por edhe deputetët e zgjedhur socialist të zgjedhur në 11 Maj në njësitë e kryeqytetit.
Gazetari i Top Channel Muhamet Veliu ka zbardhur porositë që kreu i ekzekutivit kishte për ta.
“Nuk kam ankesa për ju. Duhet të ndaheni në grupe pune në terren për te parë problematikat. Kujdes në problemet e zënies së trotuareve, Tirana s’mund të bëhet si Vlora.
IMT dhe INUK duhet të jenë në lartësinë e duhur”, tha thënë Rama.