“Kam folur shumë për fenë”, MC Kresha rrëfen lutjet që bën para se të ngjitet në skenë

Showbiz

“Kam folur shumë për fenë”, MC Kresha rrëfen

Reperi i njohur nga Kosova, MC Kresha, një nga emrat më të respektuar në skenën e hip-hopit shqiptar, ka ndarë një anë më pak të njohur të tij në një intervistë për emisionin “Prive”.

Përtej famës dhe ritmit të koncerteve të mëdha, Kresha ka treguar se për të, besimi dhe spiritualiteti janë një pjesë e rëndësishme e jetës..Duke folur për fenë dhe lidhjen e tij me të, artisti është shprehur se kjo temë shpeshherë nuk gjen shumë vend në diskutimet publike.

“Unë kam folur shumë herët për këtë pjesë, por tek ne nuk iu intereson shumë njerëzve kjo gjë”, ka thënë ai.

MC Kresha ka ndarë me publikun edhe ritualin e tij para çdo daljeje në skenë, një moment lutjeje dhe reflektimi që bën së bashku me anëtarët e tjerë të ekipit të tij.

“Secili artist e ka atë anën spirituale të vetën. Ne e bëjmë një dua ku së pari i lutem Zotit për shëndetin, për mundësinë edhe shansin me u kënaq për këtë publik që ka ardhur”, tregon ai.

ME TE LEXUARAT