EMRI/ U përplas nga një veturë dy ditë më parë në Vlorë, nuk i mbijeton plagëve 68-vjeçari

Aktualitet

EMRI/ U përplas nga një veturë dy ditë më parë

68-vjeçari i cili u përplas me makinë 2 ditë më parë në qytetin e Vlorës ka ndërruar jetë.

Dyshohet se në momentin e aksidentit, 68-vjeçari i ka prerë rrugën automjetit, çka ka sjellë përplasjen.

Sipas informacioneve, fillimisht Amdi Hodaj u transportua në gjendje të rëndë në spitalin e Vlorës, ku ndodhej në koma.

Fatkeqësisht, ai nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë dy ditë pas aksidentit.

Ngjarja ka ndodh para dy ditesh ku 68-vjecari është përplasur nga një automjet tip audi ku e drejtonte një shtetase 26-vjecare./ORA

ME TE LEXUARAT