Familjarët gjejnë të VDEKUR 41-vjeçarin në Berat, dyshimet e para
Lajmifundit
/
28 Prill 2025, 20:30
Aktualitet
Në fshatin Duhanas, pranë përroit në një zonë të pyllëzuar është gjetur nga familjarët e tij i varur në pemë shtetasi F. K., 41 vjeç, banues në Duhanas.
Nga këqyrja paraprake në trupin e 41 vjeçarit nuk janë konstatuar shenja dhune.
Dyshohet se shtetasi F. K., në gjendje të rënduar psikologjike, është vetëvarur në pemë dhe për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.