Zbardhen detaje të rënda: 58-vjeçari në Vlorë mund të jetë ekzekutuar pasi nuk pranoi të shiste pronën për tu ndërtuar pallat!

Aktualitet

Zbardhen detaje të rënda: 58-vjeçari në Vlorë mund

Detaje të reja dalin nga ngjarja e rëndë në Vlorë ku 58-vjeçari Renato Hoxha u ekzekutua me armë zjarri mëngjesin e djeshëm (27 Prill). Raportohet se viktima kishte shtëpinë në një vend shumë të lakmuar për ndërtime të reja dhe duket se policia po nis hetimet në një pistë të re.

Burime pranë familjes së Hoxhajt janë shprehur se kohët e fundit ishte shfaqur i shqetësuar pasi kishte marrë kërcënime të ndryshme për të dhënë tokën për ndërtim por ai nuk kishte pranuar. Vetëm disa metra më larg , është ndërtuar një pallat disa katësh ku çmimet e apartamenteve janë të larta duke shkuar në rreth 1500 euro metri.

Policia po merr në pyetje disa persona edhe për këtë pistë përfshirë pronarin e pallatit të ndërtuar pranë banesës të tij, për të vërtetuar nëse ekziston prej tij një kërkesë e tillë apo jo. Sipas të njëjtave burime, në kontakte me të afërm, ai është shprehur se ”po merr kërcënime për shtëpinë ” me qëllim që aty të ndërtohej por do rezistonte.

Kjo pistë po hetohet më intensivisht vet për faktin që Hoxhaj nuk kishte probleme të tjera dhe në zonë njihej si një njeri i qetë dhe i respektueshëm.

Dy fëmijët e rritur nuk kanë patur shumë kontakte me të pasi jetojnë jashtë shtetit prej vitesh dhe kontaktet e vetme kanë qenë telefonike./panorama 

ME TE LEXUARAT