I tregoi shqetësimet/ Rama debat me qytetarin: Ti për këtë ke ardhur këtu, por është turp i madh!

Aktualitet

I tregoi shqetësimet/ Rama debat me qytetarin: Ti për këtë

Një situatë e sikletshme i ka dalë jashtë skenarit kryeministrit Edi Rama gjatë takimit me banorët në zonën e ish-Uzinës së Autotraktorëve. Teksa një qytetar i ka treguar disa nga shqetësimet e tij, pasi banonte në këtë lagje, Rama ka nisur një debat, duke e quajtur qytetarin si një të dërguar nga Opozita për t'i prishur takimin. 

Qytetari në fjalë, ka përmendur shqetësimet e tij, që janë nga rrugët e prishura nëpër lagje dhe deri te pastrimi i ujërave të zeza dhe te legalizimi i pronave. 

Qytetari: Përshëndetje. Quhet Izmur Noka, jam banues i njësisë numër 1. Nuk jemi në rregull. Kosto çdo gjë. Makina cop cop. Ndoshta jam jashtë teme, por dua t'i them ty. Uji po të vish këto në orën 7 shkon lum në rrugë. Une nuk kam ardh këtu të them për legalizimet, sepse i kam bërë vetë, më kupton besoj si e kam bërë. Unë kam ardhur këtu të them për rrugën, sepse po bëjmë makinat copa. 

Rama: Kam një problem të madh une me ty. Nëse të vjen dikush të thotë atë që the ti, duhet ta denoncosh. Sepse ndryshe nuk mund funksionoj kështu kjo punë. Zotria jote ka ndërtuar pa leje këtu. Nuk je ti vetëm që ke ndërtuar pa leje. Nuk mund të çohet ti këtu e të flasësh në hava. Nuk mund t'i ngarkosh ti ata me fjalë në ajër. Legalizimet i kemi bërë ne, jo ti. Nëse është ashtu siç thua ti, ne të dy bashkë do shkojmë në polici dhe do ta denoncojmë. është turp i madh që e thua kështu. Normalisht kjo nuk duhet të ndodhi. Une nuk e përjashtoj që ka të tillë. Në bazë të ligjit shqiptar ti je po aq fajtor sa ai që e ka bërë këtë me ty, edhe pse e dyshoj shumë këtë.

Ka patjetër punonjës policie edhe infermier edhe mjek që meritojnë ndëshkim. Ama nuk janë shumica, ata nuk e meritojnë që të futen në një thes. Këtë rast që më dhe ti mua do e shfrytëzojmë në të mirë të shoqërisë. E kuptova shumë mirë unë që kur more fjalën, që ti je tip me humor e kuptova, por bashkë me mua do e bashkojmë humorin dhe do shkojmë ta zgjidhim bashkë. Ti do tregosh kush të bëri ty të paguash për legalizimin. Që ka rrugë në Tiranë që nuk janë si duhet, nuk e diskutoj fare. Por ama sot, je shumë më afër Tiranës ashtu si duhet sepse ke akset kryesore që të kanë ardhur në derë të shtëpisë

Qytetari: Nuk me duhen

Rama: Unë e di shumë mirë që ty nuk të duhen, sepse ti për këtë ke ardhur këtu. Sepse t'i kë bërë një ndërtim paleje dhe kërkon pse te ndërtimi jot pa leje nuk ka 5 metra rrugë. 

ME TE LEXUARAT