“Ç’a po i thoje?”, Rama “ngre në mësim” të riun që bëri “zhurmuesin” në takim! Kryeministri: Tani uluni veç e veç!

Politikë

“Ç’a po i thoje?”, Rama “ngre në

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, këtë pasdite zhvilloi një takim në Tiranë me të rinjtë që drejtojnë fushatën “Votues i Parë për Pasaportën Europiane”.

Gjatë fjalës së tij Rama edhe një herë u ndal te rëndësia që ka futja e Shqipërisë në BE. Por pse i duhet PS një mandat tjetër për të futur Shqipërinë në BE, kur i kishte tre mandate?

Kjo ishte pyetja që Rama u drejtoi të rinjve, duke u dhënë dhe përgjigjen me argumente për këtë pyetje, që sipas tij ata duhet ta dinë nëse dikush do t’i pyes.

Por teksa Rama argumentonte këtë përgjigje, sërish u ndal dhe “ngriti në mësim” një të ri, të cilit edhe më parë i kishte tërhequr vëmendjen se nuk po e dëgjonte dhe nuk po linte as shoqen pranë që të dëgjonte.

Rama, si mësuesit që kur duan të kenë gjithë vëmendjen e nxënësve, iu drejtua të riut duke i thënë “më thuaj arsyen pse na duhet mandati i katërt”?

Rama: Te cila njësi je ti? Hajde pak këtu… më thuaj tani si do i përgjigjesh atyre që të thonë ‘pse se futi Rama në BE Shqipërinë për tre mandate’?

I riu qesh dhe nuk përgjigjet.

Rama: Hajde pak goca aty me syze…

Djali: Nuk kemi ku t’i mbajmë shpresat tjetër vetëm se te ju

Rama: Kjo mund të jetë një përgjigje për një fanatik, por nuk është kjo, dhe me këtë përgjigje ti nuk i mbush mendjen dot dikujt tjetër, dhe ti na duhesh me i mbush mendjen dhe dikujt tjetër jo mos me lënë dhe këtë të mësojë përgjigjen. Ti e di pse nuk na mjaftuan tre mandate?  (i drejtohet vajzës)

Vajza: Nuk e di

Rama: Nuk e di… dhe ti te njësia 9 je? Ti nuk e di se nuk të la ky, apo nuk deshe ta dish se po dëgjojë këtë? Si është kjo punë?  Tani duhet sqaru kjo punë? Ti pse nuk e le këtë të dëgjonte? Ç’a po i thoshe, tani që të shpëtosh nga unë duhet të thuash ç’a po i thoje kur unë po flisja për BE?

Djali: Nuk e themi dot

Rama: Hë mo se s’po i thoje naj gjë të madhe

Më pas Rama “u ka ndërruar bankë”, duke i ulur dy të rinjtë veç e veç.

“Ti do ulesh këtu, ti pa shokun dhe pa shoqen, dhe kushedi tani do merremi vesh për BE”, tha Rama me humor.

ME TE LEXUARAT