Në kërkim për kultivim droge, arrestohet 53-vjeçari në Malësi të Madhe

Një 53-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi ishte shpallur në kërkim për kultivim droge. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave ra shtetasi me inicialet A. H., pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
“Malësi e Madhe/Vihet në pranga 1 shtetas i shpallur në kërkim. Akuzohet se ka kultivuar bimë narkotike, afër banesës së tij, në fshatin Kamicë, kapet dhe vihet në pranga 53-vjeçari. Bimët narkotike janë gjetur dhe asgjësuar nga shërbimet e Policisë, në muajin shtator 2025.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe ndaluan shtetasin në kërkim A. H., 53 vjeç, banues në fshatin Kamicë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
Nga hetimet dyshohet se ky shtetas ka kultivuar në tokën afër banesës së tij, në fshatin Kamicë, 46 bimë narkotike, të cilat janë gjetur dhe asgjësuar nga shërbimet e Policisë, më datë 12.09.2025. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme.”, sqaron policia.


