Forcat Speciale kontrolle në burgun e Durrësit, zbulohet një “Iphone” brenda institucionit

Aktualitet

Forcat Speciale kontrolle në burgun e Durrësit, zbulohet një

Një rast i posedimit të sendeve të ndaluara është evidentuar në ambientet e burgut të Durrësit, gjatë kontrolleve të zhvilluara nga Forcat Speciale të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, në bashkëpunim me Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) dhe Byronë Kombëtare të Hetimit (BKH).

Sipas njoftimit të drejtorisë së Burgjeve, kontrolli është ushtruar në godinën “B”, ku është konstatuar dhe sekuestruar një aparat celular tip iPhone, së bashku me karikues dhe fishë lidhëse të improvizuar.

“Gjatë kontrollit të ushtruar në godinën “B”, u konstatua dhe sekuestrua një aparat celular tip iPhone, së bashku me karikues dhe fishë lidhëse të improvizuar. Lidhur me rastin janë kryer veprimet procedurale përkatëse dhe është mbajtur procesverbal për bllokimin dhe sekuestrimin e sendeve të ndaluara.“, thuhet në njoftim.
Njoftimi i plotë:

Goditet rast i posedimit të sendeve të ndaluara në IEVP Durrës

Në vijim të kontrolleve të befasishme dhe të intensifikuara të ushtruara nga Forcat Speciale të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, në bashkëpunim me SPAK dhe Byronë Kombëtare të Hetimit (BKH), është evidentuar një rast i posedimit të sendeve të ndaluara në ambientet e IEVP Durrës.

Gjatë kontrollit të ushtruar në godinën “B”, u konstatua dhe sekuestrua një aparat celular tip iPhone, së bashku me karikues dhe fishë lidhëse të improvizuar.

Lidhur me rastin janë kryer veprimet procedurale përkatëse dhe është mbajtur procesverbal për bllokimin dhe sekuestrimin e sendeve të ndaluara.

Strukturat e specializuara të SHKBB, në koordinim me SPAK dhe BKH, po vijojnë hetimet dhe procedurat e mëtejshme sipas ligjit.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve mbetet e angazhuar në forcimin e sigurisë në institucionet penitenciare dhe në goditjen e çdo paligjshmërie brenda sistemit.

ME TE LEXUARAT