FOTO/ Moti i keq, rënie inertesh në disa akse rrugore në Elbasan, prurjet e lumenjve mbi mesatare

Moti i keq ka përfshirë vendin tonë, teksa reshjet e dendura të shiut nuk kanë munguar as në Elbasan.
Intensiteti i reshjeve në Elbasan është mesatar, ku nuk raportohen situata emergjente.
Prurjet e lumit Shkumbin dhe përroit të Zaranikës janë mbi mesatare dhe nuk paraqesin probleme.

Akset rrugore nacionale e rurale janë te hapura për qarkullimin.
Në disa akse nacionale si Elbasan-Gjinar, Gramsh-Moglice kemi pasur rënie të gurëve e inerteve, të cilat janë pastruar nga firmat kontraktuese.

Nga shirat e vazhdueshme të ditëve të fundit kemi pasur gërryerje të trupit të rrugës në aksin Drizë-Holtë.
Nga ana e ARRSH është bërë një mbushje e cila nuk ka rezultuar e suksesshme pasi ditën e sotme përsëri janë shfaqur probleme.

Hec Banje që prej pasdites së djeshme ka ulur shkarkimet në nivelin 50m3/sek. Në total bashke me prodhimin ka 150m3/sek shkarkime.


