Rama në tryezën e Këshillit të Atlantikut: Pati interes të lartë për Shqipërinë

Politikë

Rama në tryezën e Këshillit të Atlantikut: Pati interes

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në tryezën e Atlantic Council (Këshillit të Atlantikut) gjatë qëndrimit të tij në Washington, një nga organizatat më të rëndësishme të politikave strategjike në SHBA.

Siç shprehet përmes një postimi në rrjetet sociale, në këtë takim “pati një interes të lartë për Shqipërinë, profilin e saj ndërkombëtar dhe pikëpamjet tona mbi Bordin e Paqes, konfliktet e hapura si edhe rrugën e zgjerimit të Bashkimit Europian.”

Sjellim ndërmend se kryeministri Edi Rama prej dy ditësh ndodhet në Washington, pasi ditën e djeshme mori pjesë në mbledhjen e parë të Bordit të Paqes.

Delegacione nga 20 vende të ndryshme të botës u ulën në tryezën e thirrur nga presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ku u hodhën themelet e strukturës së përhershme ndërkombëtare për menaxhimin e krizave dhe zgjidhjen e konflikteve mes vendeve.

ME TE LEXUARAT