Egli Pashollari u vra nga Gazmend Buçpapa! 5 vite më parë tentoi t’i fuste alkool në qeli Emiljano Shullazit

Aktualitet

Egli Pashollari u vra nga Gazmend Buçpapa! 5 vite më parë

Egli Pashollari, 31 vjeç, u vra me thikë ditën e sotme. Ngjarja ndodhi rreth orës 15:40, në rrugën “Kongresi i Lushnjes”.

 Pashollari u sulmua nga dy djem dhe një vajzë sapo zbriti nga makina e tij.

Ai u godit me thikë në kurriz dhe dyshohet se autor i ngjarjes është Gazmend Buçpapa.

Të riut iu dha ndihma e parë nga dëshmitarët që ndodheshin në vendin e ngjarjes, të cilët më pas e futën në makinën e tij për ta transportuar drejt spitalit të Traumës.

Por fatkeqësisht ai humbi jetën rrugës për në spital.

Egli Pashollari rezulton një emër i njohur për drejtësinë shqiptare. Ai raportohet se ka shërbyer më herët në strukturat e Policisë së Burgjeve si gardist. Dyshohet se 32-vjeçari ka pasur lidhje me grupin e Emiljano Shullazit.

Para 5 vitesh ai tentoi t’i fuste pije alkoolike Shullazit dhe personave të tjerë gjatë kohës që ndodheshin në burg. Gjithashtu, në vitin 2017 ai është përballur me akuza për çështje të lidhura me narkotikët.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorëve./vizionplus.tv

ME TE LEXUARAT