FOTO/ U braktis nga shoku i tij pasi ra makina në përrua, ZBULOHET identiteti i 30-vjeçarit të zhdukur...

Aktualitet

FOTO/ U braktis nga shoku i tij pasi ra makina në përrua, ZBULOHET

Eshtë zbuluar identiteti i plotë i 30-vjeçarit që rezulton i zhdukur në ujërat e përroit në fshatin Dars, në Klos, pas një aksidenti të ndodhur në orët e para pas mesnatës.

Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:30, në afërsi të urës së fshatit Dars, ku një automjet tip “Audi” me targa angleze, i drejtuar nga një 24-vjeçar, ka dalë nga rruga dhe ka rënë në përrua. Drejtuesi i mjetit dyshohet se ka qenë në gjendje të dehur.

Nga veprimet hetimore rezulton se në automjet ndodhej edhe një pasagjer, shtetasi J. K., 30 vjeç, banues në fshatin Fullqet, i cili dyshohet se është marrë nga rrjedha e përroit dhe aktualisht rezulton i zhdukur.

Policia bën me dije se drejtuesi i mjetit, shtetasi A. L., 24 vjeç, banues në Fullqet, nuk ka njoftuar autoritetet dhe është larguar nga vendngjarja pa i dhënë ndihmë pasagjerit. Ai është lokalizuar dhe arrestuar pak më vonë nga shërbimet e Policisë. Testi i alkoolit ka konfirmuar se 24-vjeçari e drejtonte mjetin në gjendje të dehur.

Në vendngjarje kanë ndërhyrë menjëherë shërbimet e Policisë, zjarrfikësit dhe polumbarët e RENEA-s, të cilët vijojnë kërkimet në përroin e fshatit Dars për gjetjen e 30-vjeçarit të zhdukur.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore.

ME TE LEXUARAT