“Të flas se do marr fëmijët nga shkolla”, Binaj: Duhet të merremi vesh tani! Hasimja: Jo pakt me PS në kurriz të të vegjëlve

Në tryezën e opozitës dhe shoqërisë civile, të pranishëm ishin edhe ish-kandidati i pavarur për bashkinë e Tiranës, Florjan Binaj, pedagogu Ermal Hasimja dhe aktori Neritan Liçaj.
Teksa mori fjalën, Binaj drejtuar opozitës tha se gjatë gjithë këtyre viteve është humbur kohë duke u fokusuar te dallimet dhe jo te ngjashmëritë mes aktorëve politikë dhe se nuk është bërë mjaftueshëm.
“Të marr fjalën se do marr fëmijët nga shkolla. Gjatë gjithë kësaj kohe, kemi harxhuar kohë duke parë nga njëri-tjetri jo ku ngjajmë, por ku dallojmë. Në këtë kohë që ka ardhur, mendoj se gjëja më e rëndësishme për të bërë është që për ta pranuar njëri-tjetrin ashti siç jemi, të ndryshëm dhe të mos presim nga njëri-tjetri që ‘unë do bashkëpunoj me ty po more ti formën time ose unë formën tënde e t të tjera’”-u shpreh ai.
Për aktorin Neritan Liçaj, historia e opozitës, është histori suksesi dhe e këshilloi të bëhen “e djathtë konsumatorë”.
“Historia e opozitës për mua është një histori suksesi. Mbijetoi, ia dali sulmit të dytë më të egër mbas 45-ës. Tani e keni në dorë ju zotërinj, në doni një këshillë ose një ide nga unë si Neritan, djali i këtij populli, ne jemi popull konservator, gjëja e parë që bën shqiptari është shtëpia, bëhuni e djathtë konservatore. Për mendimin tim, ky është sugjerimi im, ju e dini vet, jeni burra të mençur, keni kaq vite në politikë. Këtë mendoj. E dyta, si fitohet? Fitohet shumë kollaj! Shumë kush mund të thotë se “o çfarë ma the”. John Fitzgerald Kennedy ka thënë “mos mendo çfarë do bëj Atdheu për tu, por çfarë do bësh ti për Atdheun.” Dhe nuk ka asnjë që e mposhte zemrën e një vullnetari. Jam krenarë që jam pjesë e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, një lloj mënyrë në vumë një standard, betejë përditë, përditë dhe kishim një mal shumë të madh përballë, e dini ju shumë mirë. Kishim gangsterë, oligarkë, parlament kundër, qeveri kundër, bashki kundër, ja dolëm vetëm duke ndejtur aty përditë. Sepse zemra jonë ishte vullnetare dhe nuk e mposht dot”.
Pedagogu Ermal Hasimja tha se bashkëpunimi mes partive opozitare është domosdoshmëri.
“Sot institucionet më të besueshme janë të drejtësisë. Do s’do PD, Shehaj e Lapaj, sot institucionet më të besueshme janë këto, dhe bashkëpunimi me partitë e tjera është çështje domosdoshmërie. Nga 150 mijë votat që kanë marrë partitë e reja të vogla, janë vota që nuk do të shkonin kurrë te e djathta. Sepse janë vota të të majtëve të zhgënjyer. Kjo është edhe një arsye tjetër se pse votat e këtyre partive janë të nevojshme dhe shumë mirë që iu bë ftesa atyre. PD duhet të tregojë edhe një nivel besueshmërie dhe parimor më të lartë. Nuk ka nevojë që PD ta lejojë veten që të shfaqet bashkëpunuese me PS për ndryshimin e kodit zgjedhor në kurriz të të voglave dhe më pas t’i ftojë këto parti të vogla për të bashkëpunuar. Nëse PD është e sinqertë te bashkëpunimi, është akoma në kohë, le ta vazhdojë këtë një hap më tutje. Le të ndryshojë ndryshimin e Kodit zgjedhor që do të çonte në eliminimin e këtyre partive të vogla. Nëse PD do të mbante një qëndrim të tillë, do t’i shtonte besueshmëri PD”, tha Hasimja.


