FOTOT/ Shembet një tjetër rrugë, bllokohet plotësisht qarkullimi në Zhulat-Gjirokastër!

Aktualitet

FOTOT/ Shembet një tjetër rrugë, bllokohet plotësisht

Reshjet intensive të ditëve të fundit kanë shkaktuar dëmtime serioze në rrugën që lidh fshatin Zhulat të Gjirokastrës, duke bllokuar plotësisht qarkullimin e automjeteve.

Si pasojë e vërshimit të ujërave dhe rrëshqitjes së dherave, një pjesë e trasesë u shemb, ndërsa masive shkëmbore dhe inerte përfunduan në rrugë.

Për të rikthyer lëvizjen në këtë zonë, në terren ndërhynë Forcat e Xhenjos, të cilat realizuan një shpërthim të kontrolluar me eksploziv në segmentin e dëmtuar.

Operacioni u krye me masa sigurie, me qëllim largimin e masivit shkëmbor dhe zgjerimin e trupit të rrugës.

Ndërhyrja synon stabilizimin e segmentit problematik dhe rikthimin sa më të shpejtë të aksesit për banorët e Zhulatit, të cilët prej disa ditësh janë përballur me vështirësi në qarkullim.

Autoritetet bëjnë me dije se puna do të vijojë deri në normalizimin e plotë të situatës.

Kjo shembje e re vjen pas atyre të shënuara në ‘rrugën e florinjtë” Qukës-Qafë Plloçë, tunelin e Murrizit, Librazhd-Elbasan dhe më gjerë, të shtruara nga dikasteri i Ministrisë së Infrastrukturës, nën drejtimin e ish-zv/kryeministres Belinda Balluku, tani e pezulluar.

ME TE LEXUARAT