Frutat virtuale bëhen yje në TikTok: “Strawberrina” dhe drama e saj çuditëse

Në TikTok po mbretëron një trend i çuditshëm: fruta të krijuara nga Inteligjenca Artificiale që shfaqin histori dramatike dhe komike, duke tërhequr miliona shikime.
Emra si Strawberrina, Bananito dhe Mangorina janë bërë të njohur për dramat e tyre “familjare” dhe surprizat e pazakonta, ku një çift luleshtrydhesh mund të ketë fëmijë banane.
Megjithëse në pamje të parë videot duken groteske dhe absurde, ato kanë një audiencë masive që ndjek çdo episod me interes.
Këto telenovela virtuale përdorin sjellje problematike dhe shpesh elementë seksualë për të mbajtur shikuesit të angazhuar, dhe kjo përkthehet në fitime për krijuesit e tyre.
Suksesi i tyre nxit debat mbi ndikimin e përmbajtjeve të tilla tek përdoruesit e rinj dhe fuqinë e inteligjencës artificiale për të krijuar narrativa që kapin vëmendjen në mënyrë të paparashikueshme.


