Gara për drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Shtetit, mësohen emrat e kandidatëve

Kur na ndajnë edhe dy ditë nga përfundimi i afatit të dorëzimit të aplikimeve për garën për drejtor të përgjithshëm të Policisë së Shtetit, mësohen emrat e disa oficervë të policisë që kandidojnë.
Bëhet fjalë për oficerin e karrierës me 28 vite në polici, Pëllumb Seferin, i cili mban postin e drejtorit të Shoqatës së Studentëve Europianë që diplomohen nga FBI në SHBA.
Bëhet fjalë për oficerin e karrierës me 28 vite në polici, Pëllumb Seferin, i cili mban postin e drejtorit të Shoqatës së Studentëve Europianë që diplomohen nga FBI në SHBA.
Për postin e kryepolicit kandidon edhe drejtori aktual i Policisë së Vlorës, Elidon Çela, me 25 vite karrierë, i cili është një nga kandidatët potencialë.
Një tjetër emër që kandidon është edhe drejtori i Policisë së Durrësit, Afrim Tafa. Po ashtu kandidojnë edhe oficerët Lutfi Minxhozi dhe Idajet Faskaj.
Pritet që në dy ditët e mbetura mund të kandidojnë edhe emra që janë përfolur pas hapjes së garës, si Tonin Vocaj dhe drejtori aktual i Fierit, Skënder Hitaj.


