Sot nis procesi gjyqësor ndaj Erion Veliajt, mbahet seanca e parë

Aktualitet

Sot nis procesi gjyqësor ndaj Erion Veliajt, mbahet seanca e parë

Ka nisur në GJKKO gjyqi për dosjen “Veliaj”, me të pandehur kryebashkiakun e Tiranës, bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa dhe 27 persona të tjerë e shoqëri.

Sot do të mbahet seanca e parë e themelit pasi GJKKO kaloi për gjykim dosjen në ngarkim të kryebashkiakut të Tiranës.

Kryesuese do të jetë gjyqtarja Ëngjëllushe Tahiri, ndërsa dy relatoret do të jenë Alma Kodraliu dhe Rudina Palloj.

Erion Veliaj u arrestua më 10 shkurt, pasi akuzohet se, së bashku me bashkëshorten Ajola Xoxa, ndërtuan një skemë komplekse korrupsioni dhe pastrimi parash për të përfituar në mënyrë të paligjshme nga fondet e bashkisë së kryeqytetit dhe ryshfete nga biznesmenë kontraktorë të saj, duke përdorur një rrjet kompanish dhe organizatash jofitimprurëse.

Sipas SPAK, kryebashkiaku i kryeqytetit dhe bashkëshortja e tij kanë përfituar rreth 1 milion euro nga kjo skemë korruptive, para që janë përdorur kryesisht për blerje luksoze në internet nga Ajola Xoxa.

Ndërkohë kërkesat e njëpasnjëshme të Erion Veliajt për të dalë nga qelia janë rrëzuar nga gjykatat e të gjitha niveleve.

ME TE LEXUARAT