Gazetari i BBC zbulon prapaskenat e intervistës me Ramën, si reagoi për hetimet e SPAK: E pyeta nëse duhet të shqetësohemi edhe për të?!

Aktualitet

Gazetari i BBC zbulon prapaskenat e intervistës me Ramën, si reagoi

Gazetari i BBC-së, Guy De Launey, ka zbuluar prapaskenat e intervistës së zhvilluar me kryeministrin Edi Rama, në një moment kur Shqipëria po përjeton natën e 35-të të protestave dhe mijëra qytetarë kanë dalë në shesh duke kërkuar dorëheqjen e kreut të qeverisë.

Në një postim në rrjetet sociale, korrespondenti i BBC-së tregon se një nga pyetjet më të forta që i drejtoi Ramës lidhej me hetimet e SPAK ndaj bashkëpunëtorëve të tij më të afërt, përfshirë zyrtarë të lartë të mazhorancës, mes tyre edhe zëvendëskryeministren Belinda Balluku.

De Launey shkruan se, nisur nga këto zhvillime, e pyeti kryeministrin nëse kishte arsye që shqetësimi të shtrihej edhe ndaj vetë tij.

Gazetari i BBC-së shkruan fjalë për fjalë:

“Sytë e Edi Ramës u zgjeruan dukshëm kur e pyeta nëse duhej të shqetësoheshim për të. Dhe unë nuk po pyesja për shëndetin e kryeministrit shqiptar. Sepse, ndërsa disa tituj do t’ju thonë se protestat e natës në Shqipëri kanë të bëjnë me flamingot dhe Jared Kushner, ka shumë më tepër se kaq. Në fakt, pothuajse gjithçka. Dhe pas gjithë kësaj qëndrojnë akuzat ndaj zotit Rama. Kështu që e pyeta: nëse aleatët tuaj më të afërt politikë janë nën hetim nga prokurorët antikorrupsion, a duhet të shqetësohemi edhe për ju? Mësoni se çfarë tha ai në reportazhin tim për BBC News.”

Gazetari i BBC zbulon prapaskenat e intervistës me Ramën, si reagoi

 

ME TE LEXUARAT